Keanu Reeves është duke u fejuar? Aktori kërkon unazë diamanti në Los Angeles

0
Keanu Reeves është duke u fejuar? Aktori kërkon unazë diamanti në Los Angeles
Gjigandi

Keanu Reeves mund të jetë gati për të shtruar pyetjen e madhe për vajzën që ia ka rrëmbyer zemrën.

57-vjeçari është parë duke bërë pazat në Los Angeles të enjten, siç raporton

DailyMail

.

Ylli i “The Matrix” kishte veshur një xhaketë të zezë të shoqëruar me një shall gri dhe xhinse blu.

RonaTyra

Keanu Reeves (Foto: Backgrid)

Ai gjithashtu vendosi një palë syze dielli të shkëlqyera.

Reeves u fotografua në Irene Neuëirth në Melrose Place në zonën perëndimore të Hollywoodit, me sa duket duke kërkuar një diamant për të dashurën e tij, Alexandra Grant.

Imazhet vijnë përpara ditëlindjes së 49-të të Alexandras.

Aktori është në lidhje me artisten nga viti 2018, gjersa e bëri romancën publike një vit më vonë, në 2019.

Keanu Reeves (Foto: Backgrid)

Keanu bashkëpunoi me partneren e tij në librat “Ode To Happiness” dhe “Shadoës”.

Teksa Grant ofroi artin pamor për vëllimet – të parët të botuar në 2011 dhe pesë vitet e ardhshme më vonë – Keanu shkroi poezi.

Keanu dhe Alexandra (Foto: Wire Image)

Partnerët e biznesit kanë edhe shtëpinë botuese “X Artists’ Books”.

/abc24.al/

Keanu Reeves (Foto: Backgrid)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu