10 mënyra se si i lëndojmë prindërit tanë: Disa gjëra janë të vështira për t’u falur!

0
Gjigandi

Prindërit sigurisht se janë më të ndjeshëm sesa fëmijët.

Prandaj, ne duhet të kemi shumë kujdes për mënyrën se si komunikojmë me prindërit tanë.

Më poshtë i keni disa mënyra se si mund t’i lëndoni prindërit pa e vërejtur fare.

I injoroni

Ndoshta keni filluar familje. Keni fëmijë, punë, përgjegjësi. Jeta vazhdon dhe kalojnë javët duke harruar t’i thërrisni prindërit. Ndonjëherë mund të kalojë kohë e gjatë edhe pa i vizituar. Por, mos e bëni këtë më. Kujdesuni për ta dhe mbajeni mend këtë: nëse nuk shkoni sot, nesër mund të jetë shumë vonë.

RonaTyra

Thoni gjëra që mund t’i ofendoni ata

Disa prej frazave të cilat mund t’i lëndojnë prindërit janë: “ju urrej”, “jeni të mërzitshëm”, “mos më telefononi”, “ndaloni së ankuari”.

Vetëm pyeteni veten se si do të ndiheshit po t’ua thoshte fëmija juaj këto fjalë?

Nuk i pyetni për gjendjen shëndetësore

Ka disa prindër që vazhdimisht ankohen. Por, në anën tjetër, 50% e prindërve përjetojnë dhimbje dhe nuk ankohen asnjëherë. Pyetni ata për shëndetin e tyre, dërgoni te mjeku dhe kujdesuni për ta.

Nuk jeni duke u ndihmuar financiarisht

Një pjesë e madhe e pleqve mund të mos kenë gjendje të mirë financiare. Nëse nuk kanë mjaftueshëm para, ju duhet t’u blini ushqim, dru dhe të gjitha gjërat e nevojshme. Ata janë përgjegjësia juaj, siç ishit ju përgjegjësia e tyre deri dje.

Nuk shkoni në ditëlindjet, mbledhjet apo ahengjet familjare

Jeni personi më i afër për prindërit dhe me siguri se janë duke ju pritur në çdo organizim. Prandaj anuloni planet tjera, merreni pushim në punë dhe vizitoni prindërit!

Nuk i respektoni dhe asnjëherë nuk i falënderoni

Mëkati më i madh është ta lartësojmë veten duke i nënvlerësuar tjerët. Më së shumti borxh i keni nënës e cila e dhuron jetën për ju!

Jeni duke fshehur informacione të jetës private

Nëse jeni duke e thënë frazën “nënë, nuk është ky problemi yt”, atëherë jeni duke gabuar. Nuk keni nevojë të futeni në detaje, por duhet t’i informoni prindërit për gjërat bazike në jetën tuaj.

Nuk keni durim me ta

Prindërit më së shumti durim meritojnë nga ne. Mbani mend: ata ju kanë mësuar të ecni, të flisni, të hani, ta ngisni biçikletën, të notoni… sa durim duhet të kenë pasur!

Nuk mbani kujtime të tyre

Bëni kujtime me ta sa më shumë që mundeni. Fotografoni e bëni video. Kur qeshin, kur janë të mërzitur, kur mendojnë, kur e përqafojnë nipin apo mbesën. Nesër do t’i keni vetëm ato kujtime nga ta.

I trajtoni sikurse të jenë fëmijë

Ata nuk janë fëmijë dhe kanë më shumë përvojë jetësore sesa ju. Respektoni ata dhe respektoni vendimet e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu