U tregoi gishtin e mesit protestuesve te Unazes se Re, Basha qendrim ndaj Bochard-it – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Gjesti jo diplomatik i ambasadorit Bern Bochard ndaj protestuesve të Astirit, ngjalli pak ditë më parë reagimin e fortë të eksponentëve të Partisë Demokratike. Por, sot qëndrim ndaj diplomatit më të kritikuar nga opozita jashtëparlamentare ka mbajtur edhe kryedemokrati Lulzim Basha. Ambasadori i OSBE-së Bern Bochard u pa sërish këtë të premte në selinë blu si pjesë e delegacionit të sekretarit të përgjithshëm të misionit Thomas Greminger, i cili zhvilloi një bisedë 30 minutëshe me drejtuesit e opozitës jashtëparlamentare për Reformën Zgjedhore. Në përfundim të takimit, ajo që ra në sy ishte mungesa e një shtrëngimi duarsh mes kryedemokratit Basha dhe ambasadorit Bochard. Në pamje duket Basha që takon një nga një përfaqësuesit e OSBE por shmang diplomatin Bochard, veprimin e të cilit para protestuesve të Astirit e ka vlerësuar si të papranueshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu