Zbuloni personalitetin tuaj nga gishtat e këmbës, sekretet që fshihen pas gjatësisë

0
Gjigandi

Trupi ynë mund të zbulojë shumë veçori të personalitetit dhe këtë e dimë tashmë. Forma e hundës, mënyra se si qëndroni ulur në karrige, por edhe gishtat e këmbës gjithashtu mund të zbulojnë disa veçori për ju.

A është gishti i dytë i këmbës më i madh se i pari? A kanë gishtërinjtë e tu gjatësi të ndryshme apo janë pothuaj të gjithë me të njëjtën gjatësi?

Sipas gjatësisë së gishtave, këmbët mund t’ju tregojnë se çfarë personi jeni.

Këmba e zakonshme

Ky është lloji më i zakonshëm i këmbës. Nëse këmbët tuaja janë kështu, ju jeni një njeri shumë i ekuilibruar. Jeni spontanë dhe socialë: pëlqeni të takoni njerëz të rinj dhe gjithmonë jeni të hapur për përvojat e reja. Ju pëlqen të udhëtoni, sepse ju pëlqen të eksploroni kultura të ndryshme.

RonaTyra

Këmba e “flakës”

Gjëja që bie në sy këtu është që gishti i dytë është më i gjatë se gishti i madh. Nëse keni këtë lloj këmbe, jeni një person shumë sportiv. Jeni gjithashtu edhe krijues: ju pëlqen të mendoni për gjëra të reja. Për shkak të entuziazmit që ju karakterizon, ju i fitoni shumë lehtë njerëzit dhe i bëni ata t’ju besojnë ju. Por gjithashtu mund të jeni edhe impulsivë ndonjëherë.

Këmba katrore

Me këtë lloj këmbe, të gjithë gishtërinjtë janë afërsisht në të njëjtën gjatësi. Ju jeni një mendimtar i vërtetë; ju pëlqen të shkoni me kujdes dhe të merrni një vendim aktual. Jeni një person praktik dhe jeni gjithashtu shumë i besueshëm.

Këmba e shtrirë

Kjo këmbë është relativisht e gjatë dhe gishtërinjtë kalojnë pak nga njëri-tjetri. Nëse e keni këtë lloj këmbe, jeni një person introvert. Ju keni thellësi të fshehura. Ju mund të jeni impulsiv dhe disponimi juaj mund të lëkundet me të vërtetë shpejt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu