Zbulohet data kur do të shfaqet filmi, dedikimi emocionues i Xhensilës për projektin e fundit të Besit

0
Gjigandi

Sukseset dhe gëzimet e mëdha të jetës i kanë kaluar gjithmonë bashkë, ashtu si kanë kaluar edhe jo pak sfida. Por ky është një moment për të gëzuar e për të marrë mbrapsht të gjithë mundin dhe sakrificën për një projekt të nisur më shumë se dy vite më parë.  

“Falco” nisi të bëhej hashtag në rrjet më shumë se dy vjet më parë, kur Bes Kallaku, së bashku me disa bashkëpunëtorë dhe miq të tij, ideuan dhe hartuan këtë projekt, i cili tashmë e ka një datë. “Falco” do të shfaqet më 20 nëntor në kinema.

Prej kohësh, Besi ka postuar në rrjet foto e video nga xhirimet e filmit, i cili u ka dhënë rol edhe shumë artistëve të njohur nga fusha të ndryshme të artit; këngëtarë, aktorë, gazetarë, etj.

Pasi ka publikuar trajlerin e filmit në Instagramin e tij, Besi ka falënderuar të gjithë ata që e kanë ndihmuar për këtë projekt në më shumë se dy vjet.

“Pas më shumë se dy vite e gjysmë pune, shumë lodhjeje, sakrificë, ju premtoj se “Falco” do ju thyejë brinjët nga të qeshurat. Është një pasqyrë e realitetit shqiptar, sjell në mënyrën me komike.

RonaTyra

Ky nuk është vetëm filmi im, sepse nuk do isha këtu pa ndihmën dhe eksperiencën e gjithsecilit që kam punuar gjatë gjithë karrierës sime. Ky është filmi i Besit, i Top-Channel-it, i Portokallisë, i së Dielës Shqiptare, i të gjithëve ju që më keni duartrokitur deri këtu. i gjithë stafi dhe ekipi i filmit, i të gjithë aktorëve dhe atyre që ndihmuan qoftë edhe me një gotë uji”, – shkruan Besi në llogarinë e tij.

Natyrisht, edhe Xhensila nuk mund të mbetej pas me një dedikim për njeriun e saj të zemrës: “Kur ti lutesh dhe kërkon më tepër suksesin e atij që ke në krah sesa tëndin. Kjo ndodh me të dy ne. Zoti na ka dhënë e na ka falur shumë.

Përveç tij, jam dëshmitare e çdo përkushtimi tëndin”, – shkruan Xhensila.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu