Pak kohë pas lindjes së vajzës, Yllka Kuqi është rikthyer në Kosovë bashkë me partnerin.
Këngëtarja, gjatë ditës së sotme e ka shijuar në maksimum ditën e ngrohtë, teksa solli imazhe nga pamja e bukur e vendit që po e vizitonte.
E veshur me veshje sportive e me flokë gërsheta, Yllka po e mbante vajzën në krahë dhe dukej shumë e lumtur. Bashkë me të ishte e bashkëshorti i saj.
Kujtojmë se Yllka Kuqi u bë nënë për herë të parë më 10 shkurt.