Ky është serbi që sulmon ashpër presidentin e Serbisë dhe tregon lidhjet e poshtra të Xhajiqit, i quan gjithçka!

0
Gjigandi

Edhe pse ka dalë në pension, Millojko Pantiq, komentatori legjendar i sportit të TV Beogradit, nuk ka paqe me qeverinë e Serbisë dhe e sulmon vazhdimisht për idiotësirat që bëjnë.

Ai është kritikues i ashpër, më i ashpri i regjimit të të presidentit serb Aleksandar Vuçiqit.  Pantiq, ditë më parë hoqi dorë publikisht nga Cërvena Zvezda sepse drejtuesit e saj ia dorëzuan fanellën e klubit me numër 1, kriminelit të luftës, kapitenit Dragan.

Pantiq ka kritikuar ashpër Dragan Xhajiqin, president nderi i Zvezdës dhe drejtorin e përgjithshëm Zvezdan Terziqin, kur e nderuan me fanellën me numër 1 kriminelin e luftës Dragan.

Në një intervistë për gazetën dalmate “Slobodna Dalmacia”, po i shkëpusin disa pjesë të intervistës së tij. 
Keni probleme pas atij postimi? A jeni i kërcënuar?

Unë nuk kam ndonjë problem. Përkundrazi, problemi im më i madh është se tani ata po më bombardojnë nga të gjitha anët, të gjithë kërkojnë intervista, kështu që unë nuk mund të arrij tek të gjitha palët.

RonaTyra

A e bëri këtë Dragan Xhajiqi  kokë në vete me Kapiten Dragan apo ishte një urdhër politik?
Me siguri zbulova se në atë ditë,  Xhajiqi ishte thirrur nga zyra e Presidentit të Serbisë dhe atij iu tha që të vinte me urgjencë në stadium sepse ai duhet të përmbushë ndonjë detyrim. Dhe ai erdhi dhe zbuloi se cili ishte detyrimi. Mos harroni, ai ka borxh ndaj të njëjtës qeveri sepse ata e liruan atë nga akuzat se ai abuzoi me pozitën e tij dhe dëmtoi Zvezdën kur shiti lojtarët.

A është e vërtetë që kriminelët e lidhur me krimet më të rënda të luftës janë nën “firmën” e tifozëve të Zvezdës dhe Partizanit?
Absolutisht. Zvezda dhe Partizan nuk janë më klube futbolli, por shoqata parapolitike dhe parapolice.
A ka ndonjë shans që një ditë të mbështesni përsëri Zvezdën, të shkoni në Marakanã? A është i nevojshëm largimi i regjimit të Vuçiqit?

Po sigurisht. Unë nuk do të shkel në atë stadium për sa kohë që ata  të promovojnë kriminelët e luftës e janë në pushtet. Ata po e bëjnë këtë tani përmes sportit, por gjëja më tragjike është se në vendin tonë, krimineli i luftës Vojisllav Sheshel është në parlament. Ne jemi i vetmi vend i tillë në botë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu