“Kush është personazhi shqiptar më fake?”, ishte një ndër pyetjet e gazetarit Ronaldo Sharka teksa ka intervistuar së fundmi Xhensila Peren për “Mes Yjesh”.
E menjëhershme ishte ndërhyrja e Xhensilës e cila i tha gazetarit: “Pse ti mendon që ka ndonjë personazh real në show biz? Instagram-i na ka marrë në qafë të gjithëve. Dhe për sa kohë askush nga ne, përfshirë dhe veten nuk del dhe thotë, o vëlla jam duke qarë, nuk më ka ecur kjo ditë, më la i dashuri, dhe tregon që vetëm bën jetë mondane, atëherë pothuajse të gjithë”, përfundoi Xhensila.