Mbrëmë në fshatin Moglicë të komunës së Gjakovës, është gjetur i vetëvrarë Behar Morina, i cili ishte një tupanxhi i njohur.
Xeni është shprehur i tronditur nga vdekja e tij dhe këtë e ka shprehur edhe me anë të një dedikimi që e ka bërë së fundmi, në llogarinë e tij në Facebook.
“Shpejt na le o Behar….më vrave në shpirt…Do më mungoj buzëqeshja e gëzimi që shprehje kur më takoje …” , ka shkruar ai përkrah një fotografie ku shihet me tashmë të ndjerin.
Kujtojmë që Xeni kishte edhe lidhje familjare me Beharin, të cilin e kishte dhëndërr të motrës së tij