Vetëm në momentet kritike të jetës del në dritë karakteri i vërtetë i një personi. në këto momente shfaqet edhe marrëdhënia e individit me vlerat shpirtërore dhe ideale, me ato gjëra që mund të përftohen dhe kursehen në të gjithë origjinalitetin dhe në vlerat e tyre efektive, vetëm kur shtyllat e zakoneve mbi të cilat mbështetet jeta e brendshme dorëzohet ose tronditet […]
Fjalët e Herman Hesse jehojnë kaq aktuale dhe të sinqerta.
Në momente të vështira rizbulojmë aspektet e fjetura të personalitetit tonë, ripërcaktojmë qëllimet tona, kanalizojmë të gjitha energjitë për t’u marrë me ngjarje jo të favorshme. Bëhemi të vetëdijshëm se cilat janë pritshmëritë tona, duke lënë në plan të dytë gjithçka që nuk është e dobishme për ekzistencën tonë aktuale.
Vihemi në kontakt me vlerat tona, duke i bërë rrugë edhe emocioneve më të dhimbshme. Shohim lart, të vetëdijshëm se jemi të gjithë nën të njëjtin qiell, të bashkuar nga ndjesitë, mendimet dhe emocionet, asnjëherë aq të zakonshme sa në këtë periudhë. Kur shtyllat e zakoneve tronditen, mund të zgjedhim “të presim dhe të shohim”, me rrezikun se do të copëtohemi, ose të mund t’i kanalizojmë forcat tona duke vepruar në bazë të asaj që me të vërtetë ka rëndësi për secilin nga ne. Edhe kur duket se nuk ka zgjidhje tjetër, mund të sillemi në mënyrë të guximshme, duke afirmuar veten dhe mendimet tona, në mënyrë që të arrijmë qëllimet dhe të ndjekim vlerat që udhëheqin veprimet e përditshme tonat.