Vera në Aqua Park, parku më i madh i lojërave të ujit rihapet duke zbatuar protokollet e Covid-19

0
3
Gjigandi

Parku më i madh i lojërave të ujit Aqua park është rihapur, duke zbatuar të gjitha protokollet e sigurisë të caktuar për përballimin e pandemisë së Covid-19. Ditët e verës mirëpresin në City Parl fëmijë, të rinj e prindër, për t’ua bërë ato më të këndshme.

Protokolli anti Covid i miratuar nga instituti i shëndetit publik me dt 17 korrik u jep mundësi pishinave të jenë të hapura nga data 20 korrik e në vijim.

Menjëherë pas këtij urdhri Aqua Park ne City Park, mori masat dhe organizoi ambientet në përputhje me protokollin e ISHP.

Hapësira për fëmijë përfshirë dhe animatorë të ndryshëm, mjedise relaksi për prindërit, për të rinjtë, si dhe zona VIP e restorantet e Aqua Park janë në dispozicion të pushuesve ditorë.

Në pishinën e Aqua Park në City Park është dhe parku më i madh i lojërave të ujit në vend.

Dita e parë e hapjes së pishinave në vend, solli një numër të lartë pushuesish ditorë.

menaxheri flet për masat e marra për të garantuar fundjava dhe ditë të këndshme për ata që zgjedhin të pushojnë në City Park.

“Janë përgjysmuar numri i çadrave me distancë. Kryesorja është higjiena. Pastrojmë dhe dezinfektojmë ambientet. Klorifikojmë pishinat. Klientët janë shumë të kënaqur. Çdo fundjavë bëjnë vente të ndryshme. Çdo të shtunë dhe të dielë kemi shkuma party. Do të kemi edhe të ftuar.”

Ambientet e Aqua Park do të jenë të hapura çdo ditë nga ora 09 e mëngjesit deri në 19:00 të mbrëmjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu