Pallati u fundos, arrestohet pronari i lokalit që kishte bërë ndërhyrje në themele

0
2
Gjigandi

Një tjetër person ka rene ne pranga nga policia e Durrësit, pas 7 muajve kërkim nga uniformat Blu. Ai është Artur Terziu, pronari i lokalit “ Barons”, i cili ndodhej ne pallatin 6-katesh qe u fundos gjate tërmetit te 26 Nëntorit.

Qe prej 15 Dhjetorit kur prokuroria e Durrësit lëshoi 17 urdhër arreste te personave përgjegjës, për vdekjet nga tërmeti, Artur Terziu ishte ne arrti .

44-vjeçari, për te përfituar me shume hapësira ne biznesin e tij kishte bere ndërhyrje ne strukturën e një pallati gjashte katesh ne zonën e njohur si “Dy Gjelat”, ku humbën jetën dy persona.

Gjykata e shkalles se pare ne Durres kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg” për Terziun.

Me herët edhe banoret e pallatit, akuzuan pronarin e ish-lokalit si përgjegjës se shembjes se këtij pallati.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu