Vajza, mos u masturboni kurrë me furçën e dhëmbëve, gjinekologët japin arsyet

0
60
Gjigandi

Një gjinekologe britanike po paralajmëron gratë që të mos përdorin furçën elektronike të dhëmbëve për t’u masturbuar pas artikujve të fundit në lidhje me trendin e ri që ka pushtuar dukshëm gratë. Anne Henderson i tha gazetës “Sun” në Mbretërinë e Bashkuar se pajisja elektronike është e përshtatshme për pastrimin e dhëmbëve, ndërsa në zonat intime shkakton dëme. “Ky trend interesant i ri, si me shumë zhvillime të ngjashme, mund të jetë shumë i dëmshëm”, i tha Henderson gazetës.

Henderson shpjegoi se pajisja në të vërtetë mund të shkaktojë lëndime. “Struktura dhe forma e furçës së dhëmbëve, pavarësisht nga cila pjesë është përdorur, mund të dëmtojë ose të shkaktojë trauma në zonën delikate të vulvës. Veçanërisht klitorisi, nëse përdoret me një nga kokat më agresive të pastrimit”, u shpreh ajo.

Një prirje e ngjashme u raportua në muajin e kaluar në Britani, kur mjekët këshilluan gratë që të mos përdorin pastat e dhëmbëve në përpjekje për të shtrënguar vaginat e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu