Sporti shqiptar sërish në zi

0
948

Ish-kampion i Skënderbeut të Korçës në mundje, Artur Kreka ka ndërruar jetë ditën e sotme. Ky lajm ka bërë që sporti shqiptar të jetë në zi. Ish-kampioni është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare.

Artur Kreka është një figurë mjaft e njohur për publikun. Është shpallur pesë herë resht kampion në Kupën e Republikës në vitet 1981-1986. Dy herë kampion individual.

Dhe nuk kishte se si të mos i jepej titulli Mjeshtër Sporti. Vlerësimet vazhduan edhe me titullin Emblema e Artë e Qytetit, dhënë nga Këshilli Bashkiak i Korçës.

Kampionit Artur Kreka nuk i mungon as titulli Pishtar i Demokracisë. E ka fituar atë sepse ishte nga ata sfidantë që kur u përmbys busti i Enver Hoxhës në Korçë ishte protagonist.

Pas vitit 1990-të Artur Kreka ndërpreu aktivitetin sportiv, kur mund të jepte edhe më shumë si mundës dhe iku në emigracion si shumë shqiptarë të tjerë në ato kohëra.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu