Paris Jacksoni mori pjesë në një protestë paqësore të hënën pasdite (1 qershor) në Hollywood, Kaliforni.
Aktorja dhe aktivistja 22-vjeçare, e cila është e bija e të ndjerit, legjendës së muzikës Michael Jackson, mbajti një shenjë që thoshte, “Fuqia për njerëzit. Paqe, dashuri, drejtësi”. Kishte edhe një shenjë paqeje në anën tjetër.
Disa ditë më parë, Parisi postoi në lidhje me protestat gjatë fundjavës. Ajo shkroi: “Sot filloi aq bukur, duke parë njerëzit të mblidhen me paqe dhe harmoni në zemrat e tyre. Por m’u thye zemra për të parë të gjithë në flakë, dhuna nuk është përgjigjja, si presim ta sjellim botën tonë në një mënyrë jetese më të lumtur dhe më të shëndetshme nëse ne jemi duke vepruar njësoj sikur ata që kanë kryer krimet për të cilat ne po protestojmë? Vetëm protestë paqësore”.