Travis Scott feston ditëlindjen.
Lidhja e Kylie Jenner dhe Travis Scott ka qenë shumë e komentuar në shtypin rozë.
Dyshja tash e sa muaj thuhet se kanë ndarë rrugët, por nuk janë të pakta pretendimet se ata janë bashkë.
Travisi sot feston ditëlindjen, e me këtë rast nuk mungoi edhe urimi i Kyliet për të, madje ai ishte shumë i veçantë
Ylli televiziv fillimisht publikoi një fotografi, të ndarë nga seti fotografik bashkë me Travisin, e me atë imazh e uron atë.
“Urime ditëlindjen Travis Scott. Prindërit e Stormit!!!”, ka shkruar ajo.
Ajo ndau me ndjekësit edhe disa video e fotografi bashkë me Travisin e vajzën Stormi, ndërsa i bëri dedikim emocionues atij.
“DADA Gëzuar ditëlindjen për babain e vitit! Unë ngadalë por me siguri filloj të pranoj faktin se Stormi është vajza e babit. por çfarëdo, ne kemi gjysmën e madhështisë. foshnja më e bukur, e zgjuar, e dashur dhe qesharake. dhurata më e mirë. ok po qaj, të dua përgjithmonë! @travisscott”, shkruan Kylie.