Rita Ora i shkruan simpatisë së dikurshme.
Rita Ora është emër që njihet tashmë në gjithë botën dhe vazhdon të jetë emër i suksesshëm duke i bërë ‘garë’ artistëve me famë botërore.
Këngëtarja jo rrallëherë komentohet edhe për jetën private, sidomos lidhjet e ndarjet, madje është përfolur edhe për romanca me emra të njohur.
Ajo u komentua kohë më parë për lidhje me Chris Brown, e pikërisht këtij të fundit i ka shkruar së fundi, në një fotografi që e postoi në Instagram.
“Gjë”, ishte komenti i Ritës sipër fotos së Brown, duke lënë hapësirë për dyshime rreth asaj që u përfol më parë.
Për ndryshe, pas ndarjes nga Andrew Garfield, artistja nuk është komentuar ende për lidhje të re.