11 vjeçari, Alvin Berisha tashmë është nxjerrë jashtë kampit të ISIS, Al-Hol të Sirisë.
Edhe pse nuk dihet shumë rreth operacionit që e shpëtoi vogëlushin shqiptar, bëhet e ditur se ai aktualisht gjendet në qytezën Erbril të Sirisë në një vend të sigurt, të monitoruar nga organizatat ndërkombëtare.
Shpëtimi i tij u mundësua nga autoritetet kurde dhe ato italiane.
Këtë lajm e kanë mirëpritur të gjithë, madje me të është solidarizuar edhe modelja shqiptare Adrola Dushi, e cila ka publikuar një fotografi të Alvinit, duke shkruar : “Zoti të ruajt o zemër e vogël”.
Kujtojmë që babai i tij, Afrim Berisha, e kërkonte prej vitit 2014, kur nëna e tij shqiptare e braktisi familjen në Itali ku jetonin prej vitesh dhe e mori Alvinin, në atë kohë 6 vjeç, në kampin Al Haul në Siri, (kufi me Turqinë).