Këngëtarja shqiptare e hitit “Martesë pa dashni”, Dafina Dauti është komentuar gjatë për jetën e saj private që është munduar ta mbajë larg vëmendjes mediatike.
Ndonëse janë munduar ta mbajnë të fshehtë, së fundmi është zbuluar se ajo dhe këngëtari Tafil Kurteshi, janë në një lidhje prej disa kohësh.
Vetë Dafina e ka konfirmuar së fundmi lajmin, ku ka zbuluar se është shumë e lumtur dhe tregoi se takimi i tyre i parë ka ndodhur në Shëngjin në një koncert ku të dy ishin të ftuar.
“Është përfol dhe me të drejtë. Po, është e vërtetë, po e them për herë të parë për ju. Ka disa muaj që unë dhe Tafili jemi në lidhje dhe jemi shumë të lumtur bashkë dhe shumë falenderues që kemi gjetur njëri-tjetrin”, tha këngëtarja.