Gazetarja Anila Hoxha ka treguar mbrëmjen e sotme detaje të reja dhe të rënda nga ngjarja në Kombinat që tronditi Tiranën pak ditë më parë, ku nënë e bijë u vetëflijuan sepse besonin në ringjallje.
E ftuar në emisionin e Eni Vasilit gazetarja Hoxha tha se nëna e Anisës, Zhaneta Josifi është gjetur nga ekspertët mjeko-ligjor në gjunjë e pajetë. Pra, Zhaneta siç tregon dhe vajza e saj e mbijetuar Blerta, pasi kishte qëndruar për më shumë se 30 ditë pa ngrënë është ulur në gjunjë për tu lutur pranë divanit ku ka humbur ndjenjat.
Që prej asaj dite, 2 korrik 2020, Zhaneta ka ndërruar jetë dhe po në atë pozicion u gjet nga ekspertët.
“Nëna është gjetur në gjunjë,afër divanit. U ul për tu lutur dhe aty humbi ndjenjat. Ekspertët e gjetën në atë gjendje. Janë gjëra shumë të rënda dhe të patransmetueshme.
Blerta është shmangur dhe nuk ka treguar se cfarë sekti ka frekuentuar në 5 vitet e fundit.
Rrëfen me detaje cfarë bënin në Përmet, si u angazhua në Kishë, si erdhën në Tiranë, mbaruan në shkollën e lartë.
Por Blerta nuk tregon se cfarë ndodhi më pas. Ajo thotë që ne zgjodhëm të shkonim në rrugën e Zotit të cilën besonim”, tha ndër të tjera gazetarja Anila Hoxha.