Ramën e zbritën nga avioni, Spiropali: Gjermanët nuk e dinin me kë kishin të bënin

0
Ramën e zbritën nga avioni, Spiropali: Gjermanët nuk e dinin me kë kishin të bënin
Gjigandi

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka reaguar për incidentin me Kryeministrin Edi Rama në një fluturim të Lufthansës nga Gjermania për në SHBA, ku është nxjerrë nga avioni për shkak të refuzimit për të vendosur maskën kundër COVID.

Spiropali tha në “Zonë e Lirë” se lajmi është i vjetër dhe se kompania ka kërkuar falje.

Sipas saj, bëhet fjalë për një keqkuptim nga anëtarët e ekuipazhit që nuk e kanë ditur se me kë kanë të bëjnë.

“E ka sqaruar Endri Fuga, kanë kërkuar ndjesë anëtarët e ekuipazhit. Lajmi është i vjetër, para shumë muajsh. Më duket krejt e parëndësishme tani, përderisa vetë kompania ka kërkuar falje. Këtu mbyllet. Në kohë pandemie edhe pilotët edhe anëtarët e ekuipazhit kanë qenë të stresuar. Ky nuk është lajm për t’u mërzitur. Mesa kuptoj është një keqkuptim nga anëtarët e ekuipazhit që nuk e kanë ditur se me kë kanë të bëjnë”

, deklaroi Spiropali.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu