Pak ditë pas operacionit spektkolar, një tjeter gomone shqiptare bie ne duart e policisë greke.
Ditën e sotme, një gomone ka vënë në alarm rojet bregdetare të antidrogës EL.AS, ku pas orës 15.30 autoritetet e ishullit Egjinas kanë zbuluar gomonen me një të huaj pak kilometra më larg në Angjistri.
Informacioni nga autoritetet lokale thotë se bëhet fjalë për një shqiptar, i cili dyshohet se është i përfshirë në rastin e një anijeje të lëndëve narkotike , e cila ishte ngecur pasi u ndoq nga snajperistë jashtë bregdetit të Lesvos, raporton nga Greqia gazetari Shpëtim Zinxhira.
Operacioni është në zhvillim e sipër, ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për të njëjtin grup kriminal shqiptar që transportonte kanabis drejt Turqisë në këmbim të heroinës