Shenjtëria e tij, Dalai Lama, është lider botëror që është i përkushtuar për promovimin e vlerave pozitive, siç është vetë-displina, toleranca, falja, mëshira dhe kënaqësia.
Ai është një lider shpirtëror si askush tjetër dhe e thekson rëndësinë e lumturisë dhe paqes së botës çdo minutë të ditës.
Thëniet e tij shpërndahen përgjatë botës dhe merren parasysh nga gjithsecili që dëshiron ta bëjë një jetë pozitive e të përmbushur.
Më poshtë ju sjellim disa prej thënieve më të mira të tij të cilat do t’ju inspirojnë për ta ndryshuar jetën.
– “Personave që i dashuroni dhurojuni krahë që të fluturojnë, rrënjë që të rikthehen dhe arsye për të qëndruar”
– “Koha kalon pa u penguar. Kur bëjmë gabime, ne nuk mund ta kthejmë kohën pas dhe të provojmë prapë. Krejt çfarë mund të bëjmë është ta shfrytëzojmë mirë të tashmen”
– “Një zemër e hapur është një mendje e hapur”
– “Nuk mund ta fitojmë paqen në botën e jashtme derisa të bëjmë paqe me vetveten”
– “Synimi nuk është të bëheni më të mirë sesa çdo njeri tjetër, por më mirë sesa vetja në të kaluarën”
– “Një sy për një sy… të gjithë jemi të verbëruar”
– “Ndonjëherë heshtja është përgjigja më e mirë”
– “Dashuria dhe mëshira janë domosdoshmëri, jo luks. Pa to, njerëzimi nuk mund të mbijetoj”
– “Kur ta kuptoni se e keni bërë një gabim, merrni hapa të menjëhershëm për ta korrigjuar atë”
– “Silluni mirë kurdo që të mundeni. Gjithmonë është e mundur”
– “Nëse mendoni se jeni shumë të vogël për të bërë ndryshim, provoni të flini me një mushkonjë”
– “Unë i mposhti armiqtë kur i bëj shokë”
– “Religjioni im është shumë i thjeshtë. Religjioni im është mirësia”.