“Të paguara më 1999”, Ermal Fejzullahu preket nga gjesti i doktorit ndaj veteranit të UÇK-së

0
Gjigandi

Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Fejzullahu, ka mbetur i prekur nga një gjest shembullor i një doktori kosovar gjatë kohës së luftës.

Ai ka ndarë me ndjekësit e tij në InstaStory një histori të vërtetë të vitit 1999, kur një ushtari të UÇK-së i ishte paguar fatura te doktori nga vet ky i fundit.

Përkundër shifrës së çmimit dhe ofrimit të shërbimit privat, për respektin se ka qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, doktori në fjalë kishte shkruar “të paguara më 1999” në faturën e analizave të ushtarit.

I prekur nga ky gjest, Fejzullahu shkroi në InstaStory se njerëz të tillë do të ishte mirë të kishte më shumë në ditët e sotme.

RonaTyra

“Sikur të kishte me shume njerëz të tillë”, kanë qenë fjalët e Ermalit përbri këtij imazhi.

Kujtojmë që shumë këngëtarë të njohur nga estrada kanë vlerësuar punën e UÇK-së të bërë gjatë luftës dhe një pjesë e madhe e tyre në nderim të rënëve për liri, kanë realizuar këngë patriotike me tematikë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu