Muaj më parë reperi i njohur, Gjiko dhe moderatorja Elita Rudi u bënë prindër të një djali të cilin e quajtën Zëri.
Që prej ardhjes së tij në jetë, çifti ka publikuar foto dhe video të vogëlushit, i cili duket se ka fituar zemrat e shumë njerëzve.
Së fundmi ka qenë Elita ajo që ka publikuar një foto me Zërin, ku tregon se sa shumë ndryshon jeta kur ke një fëmijë.
“Të kesh një fëmijë është një ndryshim në jetën e një njeriu. Të jep të gjitha perspektivat se pse duhet të zgjohesh çdo ditë. Mami të do shumë”, ka shkruar Elita në foton ku shihet me djalin në krahë.
Duke u rritur, Zëri i vogël ka krijuar rrethin e tij të fansave të cilët i komentojnë në çdo postim ku shfaqet vogëlushi.