Dasara Karaiskaj, gazetarja e njohur shqiptare ka dhënë një intervistë së fundmi për “Mes Yjesh”.
Gazetari e ka pyetur Dasarën nëse ka pasur kërcënime për shkak se e thotë mendimin e lirë publikisht, pa censurë:
“Makinat i gjej herë pas here të gërvishtura, por kjo është s’ke ç’i bën gomarit i bie samarit. Ndodh ndonjëherë që i gjej makinat të gërvishtura, por jam edhe pak e pakujdesshme, i parkoj keq dhe ndoshta prandaj ka ndodhur. Por jo jo, asnjëherë nuk kam pasur kërcënime”- u shpreh Dasara.