Taylor Swift nderohet me një tjetër çmim të madh “Gruaja e dekadës”

0
Gjigandi

Taylor Swift, pasi u njoftua se do marrë çmimin “Artistja e Dekadës” më 25 nëntor në American Music Awards 2019, do nderohet me një tjetër çmim të madh.

Këngëtarja është e para artiste që do vlerësohet me çmimin “Gruaja e Dekadës” nga Billboard.

Swift do nderohet në eventin Women in Music Event 2019 në 12 dhjetor në Hollywood Palladium në Los Angeles.

Billboard do i japë çmimin yllit të muzikës, e cila vlerësohet si një nga artistet më të realizuara të të gjitha kohërave, pas viteve 2010.

Ajo ka bërë arritje të panumërta profesionale, duke përfshirë 5 albume në vendin e parë në Billboard 200 gjatë kësaj dekade, 5 këngë në vendin e parë në Billboard Hot 100, tre turne në të gjithë botën dhe dy çmime “Gruaja e vitit” nga Billboard.

RonaTyra

Këngëtarja gjithashtu po nderohet për angazhimin e saj në mbrojtjen e të drejtave krijuese, edukimin muzikor, programet e shkrim-leximit, hulumtimet për kancerin, ndihmat për katastrofat natyrore dhe iniciativën Time’s Up.

Në 14-vjetorin e eventit do të nderohet edhe një numër artistësh si lanis Morissette, Brandi Carlile, Nicki Minaj dhe Desiree Perez.

Ndërsa të tjerët do publikohen më vonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu