Tatuazhe me ish-kryeministrin dhe moderatoren e njohur, kush është taksisti që tentoi të vetëdigjej poshtë zyrës së Ramës

0
Gjigandi

Gjatë ditës së djeshme një taksist 39-vjeçar tentoi të vetëdigjej para godinës së Kryeministrisë, por ishin forcat “Shqiponja”, që e ndaluan në kohë atë, të kryente aktin ekstrem.

Taksisti shkoi me biçikletë dhe mbante një shishe benzine në dorë, kur sapo iu afrua godinës, filloi të kërcënonte se do t’i vinte zjarrin vetes. Por pas ndërhyrjes në kohë të forcave të rendit, ai u shoqërua në polici ku tregoi pse kishte vendosur t’a ndërmerrte këtë veprim.

Uljan Kolgjegja deklaroi se policia i kishte marrë patentën, gjë e cila e ka penalizuar duke mbetur pa punë, me të cilën mbante familjen e tij.

Ndërkohë, taksisti Uljan Kolgjegja nuk është një emër i panjohur për publikun.

RonaTyra

Ai është bërë i njohur fillimisht, pasi bëri tatuazh në gjoks ish-kryeministrin, Sali Berisha. Por pak më vonë duket se 39-vjeçari u pendua dhe e mbuloi atë me një tatuazh tjetër. Taksisti i njohur bëri tatuazh në krah edhe moderatoren, Marina Vjollca.

Image

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu