Kur njerëzit marrin vendime spontane ata janë më të lumtur. Kjo u demonstrua nga një sondazh i kryer nga OnePoll në emër të Cub Cadet, i cili përfshiu 2,000 amerikanë, që iu nënshtruan një serie pyetjesh në lidhje me zgjedhjet e përditshme, të tilla si pirja e një kafeje, dreka në një restorant të ri etj.
Në këtë mënyrë u zbulua se mesatarja amerikane vepron në mënyrë spontane, në marrjen e këtyre vendimeve të thjeshta, rreth 18 herë në ditë dhe gjatë vitit mesatarisht 6.709 herë. Studimi tregoi gjithashtu se njerëzit që e konsideronin veten spontan gjithashtu kishin më shumë të ngjarë ta konsideronin veten njerëz të lumtur, 40% më shumë se të tjerët. Dhe 38% më shumë ishin të kënaqur me jetën e tyre.
Në përgjithësi, një në gjashtë nga të intervistuarit e konsideronte veten spontan dhe një në tre thanë se ndjeheshin veçanërisht të lumtur menjëherë pas një vendimi të shpejtë. E njëjta gjë u tha nga 72% e të gjithë të anketuarve.
Por cilat janë vendimet spontane më të bujshme që amerikanët e përfshirë në sondazh zbuluan të kenë marrë në jetën e tyre? Ato shkojnë nga prenotimi i një fluturimi të minutës së fundit për në Evropë deri te birësimi i një qeni, nga transferimi në një vend tjetër në një ndryshim të papritur të karrierës. Ndërsa ndër vendimet më të shpeshta dhe me sa duket më të kënaqshme, kanë qenë udhëtimet në minutën e fundit, të bëra nga më shumë se gjysma e të intervistuarve rreth 88% e tyre që e deklaruan veten më të lumtur. Udhëtimet u mungojnë aq shumë për shkak të pandemisë, saqë gjashtë nga dhjetë amerikanët thanë se ndiheshin të burgosur dhe tre nga katër zbuluan se sa më shpejt që të ishte e mundur ata do të largoheshin për një aventurë të re.
Ndër të tjera, sondazhi tregoi se shpesh vendimet spontane që i bëjnë njerëzit të jenë më të lumtur ishin pikërisht ato që kishin të bënin me udhëtimet, aktivitetet dhe eksplorimet në natyrë.
Udhëtimet më të kërkuara për post-pandeminë janë për turizëm për 34% të të anketuarve, për peshkim për 33%, (për fat të keq) për gjueti për 33% të tjerë, për shëtitje për 29%, për kampe për 26%, për të lëvizur me makinë për 23%, për ndonjë sport për 23%, për vrapim për 23%, për rafting për 19%.