Sipas një studimi të Universitetit të Harvardit, çiftet duhet të kryejnë mardhënie seksuale me maskë për t’iu larguar rrezikt nga infektimi i virusit korona.
Ky studim është bërë pasi që në Angli u ndalua që të bëhej seks me njerëz që nuk jetojnë në një shtëpi, shkruan “The Indepedent”.
Shkencëtarët e Harvardit kanë rënditur disa fakte se sa është e mundur të infektoheni nga koronavirus gjatë mardhënieve seksuale.
Për këtë arsye të identifikuar si rreziku më i ulët, është maturia. “Rrezik i vogël për t’u infektuar, por nuk është e pamundur”, thuhet në hulumtimin e tyre, shkruan “Bota Sot”.
Tjetra është masturbimi, për të cilin studimi shprehet se është “me rrezik të ulët” dhe më pas në vendin e tretë është aktiviteti seksual në platformat dixhitale.
“Pacientët duhet të këshillohen për rreziqet për fotografitë e bisedave apo videove dhe zhvatjes seksuale, “thonë studiuesit, duke shtuar se të miturit duhet të këshillohen për rreziqet e platformës digjitale, të cilat shënimet e studimit tregojnë se janë rritur që nga fillimi i pandemisë.