Studimi i fundit: Njerëzit duhet të bëjnë pushime një herë në 43 ditë punë

0
Gjigandi

Lodhja, stresi në punë gjithmonë ndikojnë negativisht në organizmin tonë. Nëse nuk kemi një  mendje të çlodhur dhe të qetë atëhere pasojat negative do i shohim në punën që bëjmë.

Sipas një vëzhgimi  të bërë puntorët britanikë kanë nevojë për të bërë pushime çdo 43 ditë për të shmangur lodhjen e tepërt.  Një  studim i porositur nga  SPANA , zbuloi se marrja e ditëve të pushimit të paktën një herë në gjashtë javë ndihmon për të ndaluar lodhjen në punë. Ky studim u bë me ndihmën e 2.000 punonjësve  të zyrave ku 70% e tyre thane se vuajnë nga lodhja dhe ndjehen të dështuar nëse nuk shkojnë me pushime.

Shenjat kryesore për të  pasur nevojë për pushimë përfshijnë ndjenjën e stresit dhe konstatimin se mirëqenia juaj mendore ka filluar të vuajë. Tre nga dhjetë punonjës u shprehën se qëndronin disa netë pa gjumë kur kishin nevojë për ca kohë pushimi  dhe 23% e tyre e gjenin veten duke qarë pa asnjë arsye.

Por me kufizimet e udhëtimeve për shkak të pandemisë, shumë  njerëz po zgjedhin të mos përdorin lejën e tyre  pasi nuk mund të shkojnë jashtë vendit aq lehtë.  Sidoqoftë, studimi zbuloi se  nuk është e nevojshme të udhëtoni në një vend të caktuar për të ndjerë përfitimet e pushimit, 70% e tyre  janë po aq të lumtur  të kalojnë disa ditë pushimi në shtëpi.

Gati gjysma e atyre që do dëshironin të bënin pushime menjëherë thanë se i mjaftonte vetëm qëndrimi në kopsht dhe 43%  nuk duan asgjë më shumë veçse të vendosin këmbët para Tv , ndërsa 41% e tyre do të përdorin kohën për të lexuar një libër.

RonaTyra

Por, një e pesta e punëtorëve u pëlqen mendimi për të rezervuar kohën e lirë për të bërë absolutisht asgjë. Kur u pyetën se si ndjehen për punën tani, 26% mendojnë se po përballen mirë, por një në 10 të rritur ndjehen të stresuar, dhe një tjetër 8% janë të lodhur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu