Studim: Italianët, më të pabesët në jetën bashkëshortore

0
Gjigandi

Italianët nuk konsiderohen popull besnik sa i takon shtratit, duke qëndruar para spanjollëve e francezëve.

Një studim së fundi i bërë në disa shtete të Evropës ka konfirmuar se italianët nuk konsiderohen popull besnik sa i takon shtratit, duke qëndruar para spanjollëve e francezëve, të cilët renditen në vend të dytë dhe të tretë, transmeton 24orë.

Gjithashtu, pavarësisht nga seksi, më shumë se gjysma e popullsisë italiane (67%), ka pranuar se ia ka lejuar vetes një tradhti, të paktën një herë brenda një marrëdhënieje.

Po ashtu, në këtë rast, ka edhe një “nënrenditje”, ku mes qyteteve me tradhtitë më të shpeshta, në krye të të gjithave është Roma, e ndjekur nga Milano, Napoli, Gjenova dhe Palermo.

Po pse tradhtohet? Arsyet vazhdojnë të jenë pak a shumë të njëjta: dalja nga rutina dhe mërzitja (38%), mungesa e vëmendjes nga partnerët zyrtarë (33%), i/e pakënaqur për jetën seksuale (29%).

RonaTyra

Nga ana tjetër, sa i takon vendeve të tjera evropiane, ata që tradhtojnë me një përqindje më të ulët se italianët, janë: Norvegjia (36%), Finlanda (37%), Danimarka (39%), Austria (42%), Britania e Madhe (45%), Belgjika (46%), Gjermania (48%), Franca (49%), Spanja (53%).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu