Reperi Arkimed Lushaj i njohur nga të gjithë si Stresi ka befasuar me një deklaratë të bërë për kolegun e tij Mozzik.
Pasi ky i fundit publikoi këngën e re në gjermanisht “Lass mal”, duke marrë mbi 1 milionë klikime në pak orë, Stresi e ka uruar ndryshe.
Ai ka ndarë këngën e re në Instastory, bashkë me një etiketim të veçantë për Mozzik.
“Ky djalë nuk është normal”, shkroi Stresi, duke shprehur hapur pëlqimin e tij.