Rregullat e reja: Nuk ka shkundje duarsh, kartona të verdhë për pështyrje dhe ndalim shkëmbimi i fanellave

0
Gjigandi

Futbolli në Spanjë do të luhet me disa rregulla të reja, pas rikthimit nga kjo pauzë e gjatë.

Pauza e shkaktuar nga pandemia Covid-19 ka bërë që të hartohen plane strikte për rikthimin në fushat e blerta.

Në këto plane, protokollet po parashohin edhe rregulla të reja, të cilat duken mjaft të çuditshme në pamje të parë.

Përveç se skuadrat do të kenë të drejtë të bëjnë nga pesë zëvendësime, do të ketë edhe disa ndryshime të tjera.

Më poshtë ua përcjell disa nga rregullat e reja, të cilat do të aplikohen në Spanjë, sapo futbolli të rifillojë.

RonaTyra

Skuadrat do të bëjnë pesë zëvendësime
Skuadrat do të kenë nga 23 lojtarë të përfshirë në skuadrën e javës
Përkundër lejes nga FIFA, do të vazhdohet me VAR
Stadiumet do të kontrollohen para ndeshjeve, dhe lojtarët do të testohen 24 orë para ndeshjeve
Lojtarët nuk do të kenë të drejtë të shtrëngojnë duart para-pas ndeshjes
Të gjithë lojtarët obligohen të ndërrojnë fanellat pas pjesës së parë
Lojtarëve u ndalohet të pështyjnë në fushë (sanksionim me karton të verdhë)
Lojtarët nuk kanë të drejtë të shkëmbejnë fanellat.

Rregullat e njëjta pritet të aplikohen edhe në ligat e tjera evropiane. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu