Këtë fundjavë pritet që ‘Kënga Magjike’ të prezantojë para publikut artistët e fundit pjesëmarrës në garë.
Me anë të një postimi në ‘Instagram’, artistja e njohur, Soni Malaj ka zbuluar për të gjithë se do të vijë këtë vit me një baladë dhe ekip të tërë qe ka punuar për të.
Ka qenë revista ‘Anabel’ ajo e cila ka publikuar e para këtë lajm, pas të cilit nuk ka munguar dhe konfirmimi i Sonit.
Me siguri ky rikthim i Malaj në skenë i ka emocionuar të gjithë ndjekësit e saj, të cilët e kanë pritur prej kohësh një rikthim të Sonit me një baladë.
Kujtojmë se në vitin 2014, Malaj fitoi çmimin e parë në ‘Top Fest’ me këngën me titull ‘Me të jeton’. Pas këtij projekti këngëtarja ka sjellë përgjithësisht materiale muzikore ritmike, të cilat janë pritur mirë nga publiku.