Situata me Covid-19, Manastirliu: Të gjithë bashkë të mbrojmë mjekët që çdo ditë kujdesen për ne

0
Gjigandi

Përmes një postimi në Facebook, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, bën me dije se po vijon përgatitja e sistemit shëndetësor për këtë situatë të pazakontë.

Ministrja tha se investimet nuk do të jenë vetëm në terapitë intensive dhe spitalet rajonale.

Manastirliu bën apel që të mbrojmë stafet mjekësore dhe dha 3 këshilla për Covid-19.

Postimi i Manastirliut në Facebook

”Vijojmë të përgatisim sistemin shëndetësor për këtë situatë të pazakontë, me investimet në terapitë intensive jo vetëm të spitaleve COVID, por edhe në maternitete dhe spitalet rajonale.

RonaTyra

Të gjithë bashkë të mbrojmë stafet mjekësore që çdo ditë kujdesen që nënat dhe të porsalindurit të jenë të shëndetshëm dhe të sigurt.

Vendose maskën. Ruaj distancën. Kujdesu për higjienën.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu