Vështirësitë e familjeve të kthyera nga emigrimi, 70% nuk gjejnë dot punë, më shumë se gjysma duan të ikin sërish

0
Gjigandi

70% e familjeve të kthyera nga emigrimi, nuk arrijnë që të gjejnë dot punë në Shqipëri. 58% e tyre kanë shprehur dëshirën për të emigruar sërish.
TIRANW-Një studim i World Vision Albania ka dalë në përfundimin, se punësimi, strehimi dhe informacioni për shërbimet janë 3 nevojat kryesore, të cilat ndikojnë në mirëqënien e familjeve të kthyera nga emigraconi në Shqipëri. Në fokus të studimit kanë qenë disa aspekte të rëndësishme si asistenca dhe shërbimet e ofruar ndaj familjeve të rikthyera në Shqipëri.

Sipas të dhënave 68.9% e të rikthyerve nga eigracioni janë të papunë, ndërsa 59% janë të pasiguruar. Po ashtu studimi ka dalë në përfundimin se për 36% të familjeve të kthyera kanë të ardhura mesatare që variojnë mes 10.100-25.000 lekë në muaj. Vështirësi nuk hasin vetëm të rriturit, por edhe fëmijët për t’u riintegruar.

Ndërkohë 58% e të itervistuara kanë pohuar se do të udhëtonin sërish jashtë vendit, nëse do t’u jepej mundësia. Arsyet e riemigrimit lidhen me papunësinë, mundësitë më të mira të punësimit dhe të ardhmen e sigurtë për fëmijët. Studimi u zhvillua gjatë muajit prill dhe pjesë e tij ishin 190 të kthyer në 13 bashki të Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu