Si të filloni një karrierë që në të 20-at tuaja

0
Gjigandi

Sa më shpejt që të filloni, aq më shpejt do jeni të aftë të ndërtoni diçka në të ardhmen. Kjo vlen në të gjitha aspektet e jetës, jo vetëm karrierës, por edhe kontrollet financiare, sukseset dhe rritjen personale.

1. Mjaft ndenjët në cepin tuaj të rehatisë

Ndenja pasiv dhe rehat pa u munduar për më shumë nuk do të sjell asgjë të mirë për ju. Fazat e hershme të karrierës suaj janë koha më e mirë për të marrë përsipër rreziqe të reja. Filloni duke zbatuar ide të reja edhe pse mund të rrezikoni. Do të mësoni shumë prej tyre dhe sigurish do të forconi dijet dhe vetëbesimin tuaj në sipërmarrjet e së ardhmes. 

2. E diela nuk është domosdoshmërish pushim

Vërtet jeni lodhur gjithë javës dhe kërkoni një ditë pushim, por karriera nuk ju lejon të keni shumë të tilla. Mënyra se si ju organizoni dhe trajtoni fundjavën do të përcaktojë nëse java që vjen do të jetë e suksesshme apo jo. Kaloni një ose dy orë pasdite ditën e diel për të bërë një punë produktive që ju duhet gjatë javës apo edhe në rritjen në karrierë. Investoni në trajnime apo njohuri të reja që do të nxis zhvillimin profesional. Lexoni revistat, kuriozitete apo studime lidhur me fushën që jeni, rrisni aftësitë tuaja teknike dhe perceptuese. Do të shihni që më kalimin e kohës do të dini më shumë dhe do ju shërbejnë për një të ardhme më të ndritur. 

RonaTyra

3. Dhënia dhe marrja e reagimeve konstruktive lidhur me punën

Marrja e reagimeve konstruktive tregon pjekurinë dhe aftësinë për t’u rritur profesionalisht. Punonjësit më të mirë janë ata që e bëjnë suksesin e një ekipi përgjegjësinë e tyre dhe e marrin atë për ta formësuar produktin e një grupi me reagime (Feedback) konstruktive. 

4. Negocioni sikur të jeni shefi

Mënyra se si negocioni lidhura me pagesën tuaj, është një aftësi që duhet ta aplikoni edhe gjatë situatave të shumta të punës.Negociatat janë nga më të ndryshme në një punë apo projektet në grup, prandaj përdorini këto aftësi dhe sigurish zhvillojini më shumë për të qenë bindës dhe të shkathët në komunikim. 

5. Mësoni si të menaxhoni rrjetet tuaja sociale

Qëndroni gjithmonë të matur lidhur me privatësinë tuaj dhe mësoni se si të reklamoni produktin përmes këtyre rrjeteve sociale. Konsideroni fillimin e një faqe profesionale që u jep punëdhënësve të ardhshëm një vështrim real në arritjet tuaja në punë.   

6. Përditësoni CV-në tuaj

Shpenzoni pak kohë duke krijuar një CV të plotë dhe të qartë se ku dëshironi ta shihni veten në të ardhmen, kush janë punët që ju interesojnë dhe theksoni aftësitë, talentet dhe përgjegjësit tuaja. 

7. Veshja e duhur për punën e ardhshme

Kjo nuk është një risi, por është kritike për suksesin tuaj në karrierë dhe është gurë themeli i fillimit të ndërtimit të pranisë suaj ekzekutive. Në 20-at tuaj, ju jeni vazhdimisht duke e bërë përshtypjet e para të karrierës, që do të thotë që ju keni mundësi të pashme për të bërë përshtypje. Një përshtypje e mirë estetike do ju jap mundësinë që të shprehni dhe aftësitë tuaja në punë. 

8. Qëndroni gjithmonë në garë me vetveten

Një nga zakonet më të mira që ju mund të mbani për zhvillimin e karrierës është duke e krahasuar veten me potencialin dhe qëllimet tuaja. Kjo do ju bëjë të jeni gjithmonë në kërkim të zhvillimit të aftësive të reja dhe arritjes së objektivave që keni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu