Top Story/ Meta dhe Rama u bën bashkë në 2002, për të eliminuar Fatos Nanon

0
Gjigandi

Pasi ishte larguar në janar të vitit 2002 nga posti i kryeministrit, Meta bashkon votat me PD dhe largojnë kryeprokurorin Arben Rakipi, për të zgjedhur Theodhori Sollakun.

googletag.cmd.push(function() { googletag.display(‘div-gpt-ad-1508592105648-0’); });

Nano u bllokua në Parlament nga mbështetësit e Metës. Të dy ata u takuan në Korfuz në maj të vitit 2002. Aty, Meta mëson se kryesocialisti Nano, kishte pasur një takim të fshehtë me Edi Ramën.
Dhe këtu nis krisja e parë. Meta ndihej i tradhtuar.
“Zoti Rama filloi të linçonte vetveten si pretendent për të drejtuar PS. Këto ambicie besoj se nuk çonin dot në një bashkëpunim të drejtpërdrejtë mes tyre”, tha Petro Koçi, Kryetar PSV ’91.
Në këtë kohë, kryebashkiaku Rama po interesohej për të marrë Partinë Socialiste, por pa u shfaqur hapur asnjëherë. Dëshira e Metës për tu bërë kryetar i socialistëve, dukej se po venitej.
Meta u zgjodh zëvendëskryeministër në qeverinë Nano në vitin 2003 por nuk qëndroi gjatë pasi tensionet u riaktivizuan.
Pavarësisht mosbesimit që po lindte te Meta, Rama siguron mbështetjen e tij për rikandidimin në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës në tetorin e vitit 2003..
“Ngrihuni të gjithë nga çdo mosmarrëveshje dhe mbi çdo mosmarrëveshje, nga çdo ambicie dhe mbi çdo ambicie, dhe bëhuni aq sa mundeni si mundeni kur mundeni, dhe kur mundeni lajmëtarë të misionit tonë historik”, pat deklaruar Rama në mbledhjen e komitetit drejtues PS Tiranë, para fushatës së zgjedhjeve të tetorit 2003
Në këtë periudhë, Rama vendos të bëhet anëtar i PS. Ambicia e tij për të marrë Partinë Socialiste, tashmë dukej e qartë.
“Por ju siguroj që nuk kam hyrë në PS duke përfituar nga mungesa aktuale e disiplinës”, pat deklaruar Rama në tetorin e vitit 2003
Meta po mendonte largimin nga PS kurse Rama po projektonte betejën drejt kreut të selisë rozë. Sot e kësaj dite, ende nuk dihet nëse ky ishte një plan i Metës dhe Ramës, apo rrugët e tyre u ndan nga pakënaqësitë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu