Meta anashkalon Leyla Moses Ones, i telefon direkt Matthew Palmer

0
Gjigandi

Pas kërkesës së Ambasadës Amerikane që palët t’i drejtohen Komisionit të Venecias, për sherrnajën e krijuar mes presidencës dhe maxhorancës për gjykatën kushtetuese i menjëhershëm ishte reagimi zëdhënësit të presidentit Tedi Blushi.

googletag.cmd.push(function() { googletag.display(‘div-gpt-ad-1508592105648-0’); });

Që në fillim të reagimit, zëdhënësi presidentit është kujdesur t’i servirë, publikut një zhvillim të ndodhur mbrëmjen e djeshme.
“Garantët e veprimeve të paligjshme dhe mafioze të Dvoranit e kanë marrë mbrëmë përgjigjen zyrtare në një bisedë zyrtare tepër të përgjegjshme të Kryetarit të Shtetit” thotë zëdhënësi presidentit.
Gazetari Top-Channel Muhamed Veliu thotë se presidenca është hermetike në bërjen publike të emrit të zyrtarit amerikan të cilit i ka telefonuar presidenti Meta.
“Biseda është zhvilluar mes  presidentit dhe të dërguarit special të DASH për Ballkanin Perëndimor Matthew A. Palmer, i cili ka qenë tejet aktiv me zhvillimet e brendshme në Shqipëri dhe rajon” thotë Muhamed Veliu.
Momenti i bërjes së kësaj telefonate thotë gazetari Muhamed Veliu, ndodh në një kohë kur qëndrimet e Ambasadës së SHBA në Tiranë, nuk kanë qenë aspak mbështetëse me veprimet e presidentit.
E në të tilla kushte presidenti ka preferuar të ketë një bisedë direkte me Washingtonin duke anashkaluar Rrugën e Elbasanit e etiketuar sot nga zëdhëdhësi presidentit si “Rule of Embassy”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu