Si ta shfrytëzosh më mirë takimin e parë të shpejtë

0
Gjigandi

Si t’i shfrytëzosh më mirë minutat e parë të takimit. Mjaftojnë pak sekonda për të krijuar një ide për njeriun që kemi përballë. Dhe që nga momenti kur nuk ekziston një rast i dytë për të bërë përshtypje të mirë, faza fillestarë bëhet një moment kyç. Të shfrytëzosh maksimumin e çasteve të para në një takim mund të përbëjë ndryshimin mes një humbjeje të madhe të kohës dhe dashurisë së jetës. Si në një takim pune edhe në dashuri lipset mësuar se si të paraqitemi mirë dhe njëkohësisht të kuptojmë ke kemi përballë.

Ja si duhen shfrytëzuar momentet e para:

Përpiqu të mos jesh jo lezetshme. Bëj pyetje origjinale. Është kaq e mërzitshme të dëgjosh pyetje aq të zakonshme si “nga vjen; çfarë pune bën; çfarë të pëlqen më shumë?” Më mirë të zgjedhësh me kujdes një pyetje që të bën të mendosh se nuk ke përpara një si gjithë të tjerët.

Më mirë të përgatitesh. Nëse je e druajtur, por edhe, siç e thamë për të qenë origjinale, është më mirë të përgatitesh. Spontaniteti është interesant, por sa të gjendeni të pasigurt dhe të lëkundur, është më mirë të parapërgatiten tre ose katër “mësymje” që të kenë dozën e duhur të kreativitetit dhe shpirtit. Fraza për të prezantuar veten dhe që nxjerrin në dritë veçanti të ndryshme. Kjo do të shmangë të gjendurit në siklet apo momentet e heshtjes në të cilët nuk dihet çfarë të thuhet.

Mos e zotëroni bashkëbisedimin. Është e rëndësishme që të ndërveprohet me tjetrin- të gjendsh përballë me dikë që fillon e nuk pushon se foluri me veten mund të jetë e mërzitshme madje acaruese. Bëhet fjalë për një takim dhe jo një monolog. Pra lërini hapësirën e duhur bashkëbiseduesit që të tregojë për veten.

RonaTyra

Mos hyni shumë në detaje. Takimi i parë është për gjëra sipërfaqësore. As që mund të mendohet se personi që kemi përballë të mund të njohë në pak kohë se kush jemi në me të vërtetë. Prandaj nuk duhen dhënë shumë detaje në lidhje me jetën tuaj, punën apo karakterin. Nëse jeni avokat ose llogaritar, dhe tregoni fije për pe praktikën e punës suaj, njeriu që keni përballë edhe nëse ka qëllime shumë serioze do t’ia mbathë.

Qesh dhe bëjë dhe tjetrin të qeshë. Gjuha e trupit është e rëndësishme. Dhe të paraqiteni me një buzëqeshje të bukur është shenjë hapjeje dhe gatishmërie ndaj tjetrit. Është e rëndësishme te jeni edhe shakaxhi pa e tepruar ama. Batuta me çdo çmim nuk shpërblehet ndërsa të notosh dhe ta bësh edhe tjetrin të notojë në ujerat e ironisë duke i shkëputur buzëqeshje është diçka që mund të bëjë përshtypje të mirë.

Mëso të lexosh aprovimin dhe refuzimin. Çdo gjë që themi ose bëjmë nxit te tjetri një reagim. Nuk bëhet fjalë gjithnjë për një përgjigje verbale por ndonjëherë mund të jetë një shprehje fytyre, një lëvizje e gojës, një pulitje qerpiku, një dorë që rregullon flokët. Është e rëndësishme të kuptojnë nëse kemi ngjallur mosaprovim apo aprovim, në mënyrë që të ndryshojë strategji nëse keni prekur një pikë delikate.

Përpiqu të dëgjosh me të vërtetë. Përballë një njeriu që nuk e njohim është e rëndësishme të dëshmojmë interes për atë që thotë. Është e rëndësishme ta dëgjomë me tw vërtetë dhe jo në mënyrë sipërfaqësore ose të shpërqendruar. Të kesh përballë dikë të shpërqendruar që nuk e ndjek fillin e bisedës është acaruese dhe për më tepër aspak seksi.

Gjej një detaj interesant në veshje. Ende para se të hapim gojën, ajo që e godet tjetrin është pamja, veshja jonë. Është e rëndësishme të kujdesemi për një pamje që tërheq vëmendjen. Një llak thonjsh, një vëth për një grua, një aksesor i veçantë për burrat… diçka pra që të bën të kuptosh se tjetri ka një stil origjinal. Diçka që lidhet me personin dhe e sjell në kujtesë në mënyrë pozitive.

Gjej një pikë të përbashkët. Është e rëndësishme kur flitet me një njeri që ende nuk e njeh të kërkosh të nxjerrësh në pah pikat e përbashkëta. Interesa, pasione, por edhe përvoja që ju afrojnë: këto duhen kërkuar gjatë fazës fillestare të një njohjeje.

Besojini kimisë. Për të thënë të vërtetën në takimet tona me seksin tjetër vlen shumë kimia. Nganjëherë nuk ka të bëjë tema e diskutimit, nuk vlen mënyra e veshjes, thjesht perceptohet një sintoni e lëkurës që na bën të ndjejmë se ne dhe tjetri jemi në të njëjtën gjatësi vale. Ti besosh këtyre emocioneve mund të shmangë humbjen e kohës pas dikujt që nuk ngjall te ne asnjë afinitet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu