Si reagon trupi ndaj mendjes në situata të caktuara?

0
Gjigandi

Mendja nuk përfshin vetëm mendimin. Aty janë edhe emocionet si dhe të gjitha modelet reaktive-emocionale-mendore të pavetëdijshme. Emocionet lindin kur mendja dhe trupi takohen.

Është reagimi i trupit ndaj mendjes, apo reflektimi i mendjes në trup.

Për shembull, një mendim sulmues do të krijojë një nxehje të energjisë trupore që quhet nevrikosje apo agresitvitet.Trupi përgatitet për të luftuar. Mendimi që je i vrarë fizikisht apo psikologjikisht, shkakton te trupi një ngushtim dhe jo është frika.

Kërkimet tregojnë që emocionet e forta mund të shkaktojnë ndryshime në biokiminë  trupit. Këto ndryshime prezantojnë aspektin fizik apo material të emocionit.  Sa më tepër identifikohesh me mendje, me pëlqimet dhe jo pëlqimet, gjykimet dhe interpretimet, aq më pak je i  pranishëm si vëzhgues i vetëdijes, aq më e fuqishme do të jetë ngarkesa e energjisë emocionale, me apo në mungesë të vetëdijes.

Nëse nuk i ndien emocionet tua, do  t’i eksperimentosh ato fizikisht, si një problem apo simptomë. Nëse ke vështirësi të ndiesh emocionet, fillo duke fokusuar vëmendjen në fushën e energjisë së trupit.

RonaTyra

Ndieje trupin nga përbrenda. Kjo do t’ju vërë në kontakt me emocionet. Nëse vërtetë do ta njohësh mendjën tënde, trupi do të japë  gjithë një reflex të vecantë, kështu që shiko emocionin, ose më mirë ndjeje në trup. Nëse eksiston një konflikt i dukshëm midis të dyve, mendimi do të jetë gënjeshtra, emocioni do të jetë e vërteta. Jo e vërteta e fundit e asaj që ti je, por e vërteta relative e gjendjes së mendjes në atë moment.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu