Shtëpia e Bardhë merr masa të rrepta kundër dy gazetave të famshme NY Times dhe Washington Post

0
50
Gjigandi

Shtëpia e Bardhë po u bën thirrje të gjitha agjencive federale të anulojnë abonimet e tyre në New York Times dhe Washington Post, shkruan CNN.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham tha në një deklaratë të enjten se “mos rinovimi i abonimeve në të gjitha agjencitë federale do të jetë një kursim i konsiderueshëm i shpenzimeve për taksapaguesit – qindra mijëra dollarë”.

Kjo lëvizje u raportua për herë të parë nga The Wall Street Journal. Ai pason indikacionin e fundit të Presidentit Donald Trump që Shtëpia e Bardhë do të “përfundojë” abonimet e saj ekzistuese me dy gazetat, të cilat kanë qenë shënjestra e shpeshtë e kritikës së administratës përmes kandidaturës dhe presidencës së Trump.

“New York Times, e cila është një gazetë e rreme – ne nuk duam më në Shtëpinë e Bardhë. Ne do të përfundojmë abonimet me atë dhe Washington Post,” tha Trump në Fox News ‘”Hannity” të hënën në mbrëmje.

“Ata janë të rremë,” shtoi Presidenti. “Ju hidhni një vështrim në New York Times dhe hidhni një sy në llojin e raportimit që ata bëjnë, ishte gjithçka – doli të ishte e gabuar.”

Nuk është e qartë se sa abonime kanë agjencitë federale për Times dhe Post.

Sasia që shpenzon qeveria federale në këto ambonime është gjithashtu e paqartë.

Trump nuk është presidenti i parë që bojkoton një gazetë.

Presidenti John F. Kennedy anuloi abonimet e Shtëpisë së Bardhë për New York Herald Tribune për paragjykimet e perceptuara. Por përsëri Shtëpia e Bardhë rinovoi abonimin e saj.

Ndërsa, New York Times dhe Washington Post nuk e kanë komentuar këtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu