Të paktën 10 viktima të dhunës seksuale, arrestohet drejtori artistik

0
Gjigandi

Një drejtor artistik dhe njëkohësisht koordinator i një shoqate teatrore, dyshohet se ka abuzuar me studentët e tij, disa prej të cilëve janë të mitur.

45 vjeçari nga zona e Reggio Emilia (Itali) u arrestua nga karabinierët me urdhër të Prokurorit Publik me akuzën e dhunës dhe abuzimit seksual duke filluar nga viti 2016 dhe deri në verën e kaluar mbi një duzinë studentësh , mes të cilëve disa të mitur . Hetimet e policisë nisën në muajin prill, kur një nga viktimat bëri denoncim. Ai gjithashtu u tha ushtarakëve se kishte biseduar me studentë të tjerë, disa prej të cilëve konfirmuan se kishin të njëjtën vëmendje nga drejtori.

 

Burri u arrestua nga karabinierët e Reggio Emilia, në bazë të një urdhri të lëshuar nga gjyqtari hetues i gjykatës së Reggio Emilia, Dario De Luca. Hetimet janë bërë nëpërmjet dëshmive të viktimave dhe ekzaminimit të bisedave në celular. Disa kanë raportuar spontanisht dhunën e pësuar,të tjerë janë vënë në gjurmë dhe janë dëgjuar nga karabinierët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu