Kërkesë për informim, Nikolla i përgjigjet Vasilit: U udhëhoqa nga…

0
36
Gjigandi

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i është përgjigjur akuzave të deputetit, Petrit Vasilit në lidhje me  dosjen e Autoritetit për Informim, ku u zbulua se politikani me iniciale I.M që ka qenë bashkëpunëtori i ish-Sigurimit të Shtetit rezulton të jetë presidenti Ilir Meta.

Përmes një letre zyrtare, Nikolla shkruan se veprimet e sa udhëhiqen vetëm nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, ligjet dhe Rregullorja e Kuvendit.

Sakaq shton se deklarata e saj erdhi pasi kishte interes të madh nga mediat dhe duhet të raportonte mbi letrën që kishte ardhur në drejtimin e saj.

Letra e plotë:

Në përgjigje të kërkesës suaj për informacion, nr. 2665, datë 28.07.2022, Ju bëj me dije si më poshtë:

Veprimet e mia si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë udhëhiqen vetëm nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, ligjet dhe Rregullorja e Kuvendit.

Në deklaratën time të datës 27 korrik, nisur nga interesimi i madh i mediave, informova mbi letrën drejtuar Kryetares së Kuvendit nga Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, institucion i cili raporton në Kuvendin e Shqipërisë, “Informacion mbi disa çështje të cilat Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ndesh gjatë punës së tij të përditshme”, të cilën e gjeni bashkangjitur.

Është në praktikën parlamentare që Kryetari i Kuvendit ndan informacione me kryetarët e grupeve parlamentare dhe kryetarët e komisioneve të përhershme parlamentare të Kuvendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu