Arrestohen trafikantët, 15.000 euro për një vend në kamion – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Dy shqiptarë kanë rënë në pranga nga Agjencia Kombëtare e Krimit në Londër, gjatë një hetimi mbi një grup kriminal, të dyshuar për kontrabandimin e njerëzve në Britani, përmes kamionëve.

Dyshja Admir Canaj, 38 vjeç dhe Astrit Ramoshi, 37 vjeç u paraqitën para Magjistraturës të Westminster-it, ku u mbajtën në paraburgim në pritje të ekstradimit në Belgjikë.
Ata akuzohen për ngritjen e një rrjeti në Mbretërinë e Bashkuar, në të cilin përdornin një hotel në zonën e Ghent- it për të mbledhur emigrantët dhe më pas transportuar përmes kamionëve.
Emigrantët, më së shumti shqiptarë duhet të paguanin deri në 15,000 euro. Përmes operacionit policor u bë e mundur gjetja e 37 shtetasve shqiptarë në hotelin në fjalë.
“Të arrestuarit në Mbretërinë e Bashkuar tani përballen me ekstradim në Belgjikë, dhe ne do të vazhdojmë të ndihmojmë kolegët tanë belgë në hetimet e tyre. Kontrabandistët e njerëzve i trajtojnë njerëzit si një mall për t’u shfrytëzuar  dhe ne jemi të vendosur të trajtojmë ato rrjete që synojnë Mbretërinë e Bashkuar, pavarësisht se ku funksionojnë. Ky është një shembull tjetër i kësaj”, u shpreh Steve Reynolds, kreu i operacioneve të organizuara të krimit të imigracionit për NCA.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu