Justin Bieber i shkroi publikisht letër romantike Haileyt.
Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë ndër çiftet më të komentuara të shoubizit.
Ata gjatë kësaj periudhe pandemie po qëndrojnë të vetizoluar në shtëpi, ndërsa nuk kanë munguar imazhet për fansat e tyre.
Së fundi, Justin i shkroi letër dashurie Haileyt përmes një postimi në Instagram, ku publikoi edhe një foto pranë saj.
“E dashur Hailey, ndërsa shtrihem këtu, ti fle në gjumë pranë meje, mendoj me vete se si u bekova kaq shumë. Ti je përulësia, gëzimi dhe dëshira që më rritet! Jam i nderuar që jam burri yt. Unë premtoj të të dua gjatë gjithë ditëve të jetës sonë. Natën e mirë Hailey shpresoj ta lexosh këtë në mëngjes dhe të buzëqeshësh! Ti je përgjithmona ime”, ka shkruar ai.