I konsideruar nga të gjithë si golfisti më i madh në histori, Tiger Woods ka patur një jetë me ulje-ngritje, mes shkëlqimit dhe dështimit. Sipas “National Enquirer”, gjatë kohës që Woods ka qenë i martuar me Elin Nordegren, sportisti ka patur marrëdhënie jashtëmartesore me 121 femra të ndryshme.
Shumë prej tyre e kanë konfirmuar këtë raport me sportistin në revistën “Vanity Fair. Periudha e errët e Woods nis në Ditën e Falënderimeve në vitin 2009, ditë ku sportisti mësohet se pati një aksident të mistershëm me makinë.
Por mediat asokohe deklaruan se ishte bashkëshortja Elin ajo që doli nga shtëpia me një shkop bejzbolli dhe nisi të godiste makinën e Tiger, duke plagosur edhe vetë sportistin në fytyrë. Një gjest që erdhi si pasojë e akteve të shpeshta të tradhëtisë që Tiger bënte karshi bashkëshortes. Ndërkohë që ai kishte edhe varësi nga alkoli dhe droga.
Me kalimin e kohës, Woods i ka pranuar të gjitha këto fakte, sidomos pas dëshmive që shumë femra kanë bërë kundër tij në gjykatë, duke thënë se kanë patur marrëdhënie seksuale me të. Kjo solli edhe tërheqjen e përkohshme të Woods nga sporti dhe divorcin nga Elin, që asokohe i kanë kushtuar ikonës së sportit botëror 300 miionë dollarë.