Një tjetër futbollist i Kosovës drejt Serie A

0
Gjigandi

Ardian Ismajli nga Ksoova, është një nga lojtarët më të mirë te Hajduku i Splitit në Kroaci, ku është një titullar i padiskutueshëm.

Mbrojtësi ka treguar paraqitje të shkëlqyera edhe me Kombëtaren kuqezi, ku trajneri Reja e ka aktivizuar shpesh si titullar. Nga sezoni i ardhshëm, Ismajlin pritet ta shohim në Serie A, më saktë me skuadrën e Torinos.

Këta të fundit sipas “Tuttomercatoweb”, kanë nisur negociatat me klubin e lojtarit, për ta transferuar atë në Itali. I vetmi problem deri tani është çmimi për lojtarin, teksa Torino ka ofruar 1.5 milionë euro, ndërsa Hajduk Split kërkon të paktën 3 milionë euro.

Megjithatë marrëveshja duket shumë afër, pasi me 2 milionë euro, plus një % të shitjes së lojtarit në të ardhmen, Hajduku mund të hiqte dorë nga shërbimet e Ismajlit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu