Mediumi britanik jep tri arsye pse Manchester Unitedi duhet ta blejë Milot Rashicën

0
Gjigandi

Nëse jeni një fans i Bundesligës dhe keni filluar ta shikoni që nga rifillimi në maj, emri i Milot Rashicës duhet të jetë i njohur për ju, nis shkrimin mediumi i afërt më Manchester Unitedin.

Sipas “Unitedinfocus”, sulmuesi i Kosovës është një nga yjet më simpatik të Evropës dhe sapo ka mbushur 24-vjeç, pra vitet e tij më të mira janë para tij.

Rashica është padyshim një lojtar që Manchester United duhet ta konsiderojë blerjen e tij këtë verë dhe për këtë shkrimi është bazuar në disa fakt.

Shkathtësi fantastike

Aftësia e Rashicës për të luajtur në pozicione të shumta mund të ishte një përfitim i madh për Manchester Unitedin.

RonaTyra

Këtë sezon ai ka luajtur si yll për Werder Bremenin, në një larmi rolesh. Ai është paraqitur në krahun e majtë kryesisht, dhe gjithashtu luan si sulmues sekondar, dhe madje edhe si sulmues kryesor.

Kjo do të bënte që Bruno Fernandes dhe Marcus Rashford, të kishin një rival dhe zëvendësues.

Ai do t’i jepte Unitedit më shumë fleksibilitet dhe kreativitet në sulm, gjë që do të ndihmonte në arritjen e objektivave.  Rashica do të ishte një armë tjetër për sulmin dhe do ta bënte ekipin më të fortë.

Ai është një shitje

Rashica ka qenë lojtari kryesor i Bremenit këtë sezon, duke shënuar 11 gola në të gjitha garat dhe duke dhënë tetë asistime.

Ende vetëm 24 vjeç, këta numra mund të rriten nëse i jepet mundësia të luajë me shokët të skuadrës që janë më të talentuar.

Rashica mund të blihet shkaku i një klauzole për lirimin e tij që e ka në kontratë. Sipas BILD ai mund të blihet për 38 milionë euro.

Kjo është një mundësi e mirë për një lojtar të kalibrit dhe potencialit të tij. Pas një viti në United, vlera e tij mund të dyfishohej.

Unitedit i mungon një ‘X-factor’  

Rashica do të ishte një “X-factor” në sulmin e United, një lojtar që është i paparashikueshëm, gjë që është e nevojshme për klubet herë pas here.

Uebfaqja e Bundesligës e krahason atë me Alexis Sanchezin, përfundon shkrimi i “Unitedinfocus.

Lajmet e fundit që vijnë nga mediat gjermane është se lojtari ka marrëveshje me RB Leipizng.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu